sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Legjenda e Bullgarisë: I hap dyert botës, por për 20 budallenj dukemi racistët më të mëdhenj

Pak javë më parë, ndeshja mes Bullgarisë dhe Anglisë degradoi janë kore të mëdha raciste dhe probleme të shumta. Tifozeria bullgare nuk e tregoi siç duhet veten, duke shkaktuar shumë probleme në ndeshjen kundër “tre luanëve”, aty ku të besuarit e Southgeit arritën të fitonin me goleadë.

Pas ndeshjes, legjenda e futbollit bullgar, Hristo Stoikov shpërtheu në lot duke kërkuar që UEFA ta përjashtonte Bullgarinë në mënyrë që tifozeria të zinte mend megjithatë një vendim i tillë nuk u mor. Disa javë më vonë, Stoikov i është rikthyer edhe një herë asaj ndeshjeje duke u shprehur se për 20 budallenj në stadium, ndryshoi gjithçka.

“Ka shumë emigrantë të ardhur në Bullgari dhe vendi ynë i hapi dyert për të gjithë. kurrë nuk ka pasur probleme apo incidente lidhur me racizmin, ku ngjyra e lëkurës apo kombësia nuk kanë pasur asnjë problem deri më tani. Në ndeshjen me Anglinë, 15-20 budallenj bënë që me sjelljen e tyre, bota të mendojë se ne jemi racistët më të mëdhenj”, u shpreh Stoikov. /Erjon Allaraj-VipSport.al/