sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Laçi merr lajme të mira nga infermieria, sulmuesi më në formë i kampionatit bashkohet me grupin

Me emërimin e Armando Cungut në krye të stolit, Laçi po kalon një moment shumë të mirë në kampionat dhe e sheh veten tashmë në vendet e para dhe në garë për të luftuar me rpetendentët. Padyshim që një nga protagonistët kryesorë, është sulmuesi Kirian Nuabueze i cili po shënon gola të shumtë me kurbinasit dhe duke udhëhequr listën e golashënuesve.

Këto ditë pushimi, i kanë shërbyer kurbinasve për të riaftësuar sulmuesin amerikano-nigerian i cili ka kaluar një gjendje gripale dhe në ditët e fundit nuk ka qenë pjesë e grupit. Vetë trajneri Armando Cungu në një prononcim ditën e djeshme, zbuloi se ka pasur probleme për Nuabuezen por që tashmë kanë kaluar.

Laçi ka këtë javë një ndeshje të lehtë në letër duke qenë se pret në shtëpi Flamurtarin e vendit të fundit. kurbinasit kërkojnë të rikthehen te fitorja pas humbjes kundër Partizanit ndërkohë që nga ana tjetër, kuqezinjtë kërkojnë fitoren e parë sezonale pas 13 ndeshjesh pa asnjë fitore. /Erjon Allaraj-VipSport.al/