Kukësi vijon pa mungesa përgatitjet anti-Tirana, verilindorët si rrallë herë këtë sezon

Kukësi ka këtë javë një takim shumë delikat këtë fundjavë, ku do të përballet në “Selman Stërmasi” me skuadrën e Tiranës. Të besuarit e Duros, kërkojnë që të ruajnë vazhdimësinë pas fitores kundër Bylisit, por nuk pritet ta kenë të lehtë përballë një Tirane që po kalon ditë të vështira si në fushën e blertë, ashtu edhe jashtë saj.

Kukësi ka vijuar rregullisht stërvitjet këto ditë në kompleksin sportiv të “Football Republic”, aty ku Duro e ka pasur kontingjentin e plotë. Ndryshe nga javët e mëparshme kur skuadra e Kukësit i ka vuajtur jo pak mungesat për shkak dëmtimesh dhe kartonësh, këtë radhë gjërat po ecin mirë për to.

Kukësi e ka grupin e plotë dhe pushimi i kësaj jave për shkak të tërmetit, e ka ndihmuar skuadrën verilindore me riaftësimet dhe Shkurtaj që nuk ishte në 100%, tashmë ka arritur në gjendjen fizike më të mirë dhe ndaj bardhebluve, pritet që të nisë formacioni më i mirë, pa asnjë mungesë. /Erjon Allaraj-VipSport.al/