Kukësi ka edhe statistikat në krah, Teuta duhet të thyejë tabunë e transfertës

Kukësi ka arritur të marrë dy fitore radhazi dhe do të provojë që të marrë të tretën fitore radhazi për herë të parë këtë sezon. Deri më tani, skuadra e Duros nuk ka mundur të fitojë 3 ndeshje të njëpasnjëshme teksa besimi në kampin verilindor është i madh sidomos pas fitores kundër Tiranës.

Nga ana tjetër, Teutës i duhet që të sfidojë edhe fatin e keq që e ka ndjekur kundër Kukësit. Bregdetarët do të luajnë me mungesa të shumta dhe historia nuk ka folur për to në vitet që Kukësi është ngjitur në Superiore. Që nga shtatori i vitit 2011, Kukësi e ka pritur në shtëpi plot 17 ndeshje si në Kupë, ashtu edhe në kampionat.

Nga këto 17 ndeshje, vetëm 6 ndeshje janë mbyllur në barazim dhe 11 të tjera janë fituar nga verilindorët. Këtë radhë, Teuta duhet të shpresojë në një rezultat pozitiv duke marrë parasysh faktin se ndeshja luhet në “Elbasan Arena” dhe jo në Kukës. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan