Kryq dhe minj prej pelushi, hakmarrja e tifozëve të Atletikos për kthimin e Grizman

Tifozët e Atletiko Madrid nuk e kanë pritur aspak mirë largimin e Antuan Grizman drejt Barcelonës këtë verë. Lojtari iku në hije, duke prishur kontratën me madrilenët e paguar klauzolën. Diçka që nuk u ka pëlqyer atyre që e kishin si idhull për shumë vite, aq më shumë kur mësuan se ai kishte qenë në negociata me katalanasit prej disa mushash,.

Ndaj kthimi i parë i Grizman si kundërshtar sot me Barcelonën në Madrid nuk është pritur edhe aq miqësisht. Rreth stadiumit “Uanda Metropolitano” janë të vendosura pllakate të atyre që kanë bërë historinë me Atletikon dhe ajo që kujton më shumë se 100 ndeshjet e francezit me këtë klub, është vandalizuar sot nga tifozët,

Mbi të ishte vendosur një kryq i kuq, si dhe ishin ngjitur minj prej pelushi, duke treguar se sa pak e vlerësonin tashmë mbështetësit lojtarin edhe pse ai kishte kaluar me ta 5 vite gjatë të cilëve kishte fituar edhe titullin kampion. /vipsport.al/