sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Kraja dhe Doda drejt ngjitjes me Palermon, rival iu shtohet edhe sulmuesi që u provua te Partizani

Në grupin I të Serisë D italiane, janë të shumta skuadrat që kërkojnë të ngjiten në Serinë C, megjithatë Palermo ua ka vështirësuar jashtëzakonisht shumë. Skuadra te e cila aktivizohet Erdis Kraja dhe Masimiliano Doda e shohin veten në vendin e parë ku pas 14 javëve kanë 12 fitore dhe vetëm 1 humbje e një barazim.

Skuadra më e afërt në klasifikim është Savoia e vendit të dytë me 8 pikë më pak se Palermo. Dy futbollistët shqiptarë, javën kthyer në protagonistë te Palermo duke shënuar rregullisht dhe duke qenë ndër më të dalluarit në fushën e blertë.

Sakaq, dyshes shqiptare u është bashkuar edhe një tjetër shqiptar por këtë radhë si kundërshtar. Me skuadrën e Çitanoveses ka firmosur 21 vjeçari Luis Kaçorri i cili luan si qendërsulmues. Futbollisti shqiptar ka ndërruar grup në të njëjtën ligë, duke kaluar nga Grupi A ku luante me Ligornën, për të firmosur me Çitanovesen në grupin I. Ligorna e shihet veten në vendin e parafundit teksa Çitanovese është në vendin e 11.

Pak kohë më parë, Kaçorri u provua edhe në futbollin shqiptar aty ku në Kategorinë Superiore ishte pjesë e Partizanit, por duke mos i bindur drejtuesit e klubit të kuq. /Erjon Allaraj-VipSport.al/