Konte nuk e pranon në ekip, interesim i fortë nga Spanja për sulmuesin brazilian

Gabriel Barbosa është sulmuesi i momentit në Brazil, teksa i dhuroi triumfin në finalen e Kupës Libertadores, ekipit të tij Flamengo ndaj River Plejt. Braziliani, aktualisht është në pronësinë e Interit dhe huazimi i tij te Flamengo përfundon në dhjetor dhe nga janari Gabigol do të kthehet në Itali.

Por, zikaltërit dhe trajneri Antonio Konte e kanë shprehur hapur se nuk e kanë në plan për të ardhmen, duke i besuar dyshes Lukaku dhe Lautaro Martinez. Megjithatë, vëmendja e klubeve të tjera europiane për 23-vjeçarin nuk mungon dhe drejtori i Interit, Marota do të kërkojë të përfitojë sa më shumë të mundet.

Zikaltërit nuk pranojnë një shumë më të vogël se 35 milionë euro për shërbimet e sulmuesit, ndërkohë që së fundmi nga Spanja bëhet e ditur se Atletiko Madrid ka kërkuar informacionet e para për Gabigol. Trajneri Simeone ka dhënë miratimin dhe e mirëpret brazilianin në skuadër, duke qenë se Kosta dhe Morata kanë shpesh probleme fizike. Megjithatë, ende nuk është folur për një shifër konkretet nga ana e spanjollëve.

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan