Konte: Jemi rritur nga përballja e fundit në Barcelonë, të jemi krenarë për ku kemi arritur

Antonio Konte thekson se ndihet krenar që nesër përballë Barcelonës do të ketë mundësinë të luaj për t’u kualifikuar. Në konferencën për shtyp, tekniku i zikaltërve është shprehur se skuadra duhet të japë gjithçka ndaj katalanasve por të jetë e ndërgjegjshme që edhe mund të mos mjaftojë. Ndërkohë, Konte ndihet i sigurt se prej sfidës së parë në “Camp Nou”, ekipi i tij është rritur.

Ndeshja më e rëndësishme në krye të Interit? “ Është e rëndësishme, sigurisht. Luajmë kualifikimin. Në shorte u fol për një grup të vështirë dhe të jemi këtu me mundësinë për të luajtur kualifikimin në ndeshjen e fundit ndaj Barcelonës, duhet të na japë kënaqësi dhe të na bëj krenar. Duam të vazhdojmë të luajmë në këtë kompeticioni me futbollistë që ende kanë nevojë për të bërë eksperiencë.

Diferenca me ndeshjen e parë? Nga sfida e parë kanë kaluar dy muaj. Në “Camp Nou” kemi luajtur me dëshirë dhe krenari por humbja erdhi si pasojë e mënyrës së tyre fantastike të luajturit. Jemi rritur dhe do të provojmë të limitojmë kundërshtarin. Por, ata do të luajnë pa presion, duhet të jemi të zotët dhe të japim gjithçka, por duhet edhe ta dimë se kjo edhe mund të mos mjaftojë”, u shpreh Konte.

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan