Konte e pranon: Kam pasur kontakte me Totin për të drejtuar Romën, duhet të shtrëngojmë dhëmbët

Interi i Antonio Kontes do të presë nesër në mbrëmje Romën, teksa zikaltërit kanë detyrën për të ruajtur kreun e klasifikimit. Tekniku Konte në konferencë për shtyp, shprehet se skuadra duhet të shtrëngojë dhëmbët e të japë maksimumin edhe në këto ndeshje që kanë mbetur për këtë vit, pasi në janar do të ketë më shumë mundësi për të reflektuar dhe mund të rikuperohen disa futbollistë.

Ndërsa, Konte pranon se në verë ka pasur kontakte me Totin për të marrë drejtimin e Romës, por në fund ka refuzuar por kjo nuk ka ardhur sepse në garë ishte edhe Interi. “ Mungojnë ende edhe katër ndeshje të rëndësishme. Duhet të shtrëngojmë dhëmbët dhe të kryqëzojmë gishtat. Pas pushimit do të jemi në gjendje të marrim frymë dhe të rikuperojmë disa lojtarë. Tani le të mendojmë si ta menaxhojmë këtë periudhë.

Oferta nga Roma? Me Totin më lidh një miqësi nga kohët e Europianëve së bashku. Ai më ka telefonuar dhe kemi folur mbi mundësinë për të trajnuar Romën. Më shpjegoi situatën. Më pas mora një vendim të qetë dhe mendova se nuk ishte koha e duhur. Në atë moment nuk kishte ardhur oferta nga Interi, ishte thjesht ndjesia ime. Por, Roma është një skuadër e madhe dhe një ditë do të më pëlqente të trajnoja këtu. Por, ky nuk ishte momenti”, u shpreh Konte.

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan