Komenti i papritur i Mark Julianos: Barazimi i Juves është i mirë

Të gjithë e njohin si juventin të flaktë dhe është një emër që hyrë në histori për penalltinë më të famshme që nuk është dhënë ndonjëherë në duelet historike të bardhezinjve me Interin. Por Mark Juliano duket se i është gëzuar parakalimit të zikaltërve ndaj Juventusit në javën e fundit të kampionatit pas barazimit me Sasuolon.

Ish-futbollisti bardhezi, me një të kaluar si trajner i Partizanit në kampionatin shqiptar, ka shprehur besimin se rivaliteti i krijuar do të ndihmonte futbollin italian.

“Nëse në 5-10 minutat e parë Juventus do të kishte shënuar 2-3 gola, nuk do të kishte qenë një skandal pasi ka dalë shumë shpesh para atij portierit shumë të aftë i cili do të bëjë emër. Edhe pas avantazhit kishte një relaksim të skuadrës, ndërsa Sasuolo luajti gjithmonë në të njëjtën mënyrë duke gjuajtur në portë. Le të themi se ky barazim është një e mirë për kampionatin pasi ka një Inter që po luan shumë mirë, ka një organikë më të kompletuar dhe të shohim se si do të shkojnë gjërat”, tha ai.

Juliano kishte një koment edhe për garën e “Topit të Artë” ku Kristiano Ronaldo është injoruar përsëri si fitues. “Ju kujt do ia kishit dhënë? Janë të gjithë lojtarë të mëdhenj në aspektin personal. Mesi e Ronaldo janë gjithmonë në garë pasi janë më të fortët, pastaj vitin e kaluar ishte Modriç e tani Van Dajk. Por ata dy kanë qenë gjithmonë superiorë ndaj të tjerëve, edhe pse ndonjëherë kanë pasur rënie fizike”, shpjegoi Juliano. /vipsport.al/