sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Klop në histori dhe për rekord, më mirë se gjermani ka bërë vetëm Murinjo

Jurgen Klop ka arritur ta kthejë Liverpulin në një nga skuadrat më të mira në kampionatin anglez. Ai fitoi Ligën e Kampionëve dhe këtë sezon është favoriti kryesor për të rikthyer titullin kampion pas 3 dekadash mungesë, duke dhënë një sinjal të fortë se është padyshim një nga trajnerët më të mirë në botë.

Në 159 ndeshje, skuadra e Klop ka arritur të fitojë plot 100 prej tyre dhe tekniku gjerman e sheh veten në histori. Në klubin e Liverpulit, askush nuk e ka arritur një rekord të tillë, madje as në vitet më të suksesshme të skuadrës së kuqe.

Më mirë se Klop, ka bërë Zhoze Murinjo me Çelsin duke fituar 100 ndeshje në 142 prej tyre. Këto rekorde, kanë kaluar edhe rekordet e shumta që kanë shkruar në histori trajnerë si Aleks Ferguson i cili 100 ndeshje i fitonte pasi ishin zhvilluar 162. /Erjon Allaraj-VipSport.al/