Katër titullarë në shitje te Skënderbeu, Takaj flet për merkaton dhe vendimin…

Janë katër lojtarët të cilët Skënderbeu duke parë edhe krizën që po kalon, t’i përfshijë në merkato dhe bëhet fjalë për kualitete dhe lojtarë “boshti” në këtë pjesë të parë të sezonit, si: Gripshi, Krasniqi, Bregu dhe Dita. Të katër titullarë dhe nga më të spikatur edhe në Superiore duke ndihmuar jo pak ekipin bardhekuq.

Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, në një prononcim që ka dhënë për “Rtshsport”, nuk e mohon një fakt të tillë, e madje sipas tij, nuk do të ketë vetëm merkato në dalje, por edhe afrime të lojtarëve cilësorë, qofshin ata nga tregu vendas, por edhe i huaj. “Merkato në dalje, gjithmonë do ketë, sepse Skënderbeu është i hapur dhe nuk është bërë pengesë për lojtarët premtues që janë në momente të suksesshme. Kemi bërë merkato edhe në mes të sezonit, sepse ne nuk rrimë duarkryq. Janë lojtarë me perspektivë që luajnë jo vetëm brenda por edhe jashtë vendit. Janë premtues, për momentin nuk ka gjë konkrete sepse do t’i bëjmë publike”, – tha Takaj.

Gjyqi

Te Skënderbeu presin gjyqin në Gjykatën Federale, që sipas presidentit Takaj jep shpresë edhe për faktin se: “Presim një rezultat pozitiv dhe besojmë shumë, sepse ne dimë se çfarë bëri KAS-i. Nuk ishte vendim surprizë për ne ai që dha KAS-i. Tashmë presim me shpresë dhe me besimin e plotë një tjetër vendim pozitiv nga Gjykata federale”, – tha Takaj.

Në fund presidenti kërkon që të ketë sa më shumë tifozë në sfidën e radhës me skuadrën e Vllaznisë, pasi lekët e arkëtuara nga biletat e shitura, nga klubi korçar do të shkojnë për banorët e prekur nga tërmeti.

E.Saliu/Vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan