sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Kategoria Superiore/ Teuta më shumë se një ndeshje ndaj Skënderbeut, Laçi ka mundësinë e artë të rikthehet te suksesi

Kategoria Superiore do të vazhdojë ditën e sotme me dy takimet e mbetura, ato mes Laçit dhe Flamurtarit e Teutës dhe Skënderbeut. Qytetit i Durrësit ishte ndër zonat më të prekura nga fatkeqësia natyrore e datës 26 nëntor, ku shumë njerëz humbën jetën, ndërsa shumë ndërtesa u shkatërruan.

Në këtë formë, t’i rikthehesh futbollit në qytetin e Durrësit nuk do të jetë e lehtë por ekipi vendas do të mundohet t’i dhurojë një kënaqësi mbështetësve të tij teksa përballë korçarëve nuk mund të jetë thjesht një ndeshje e zakonshme. Të besuarit e Bledi Shkëmbit ndërkohë duhet të dalin edhe nga një krizë që po kalojnë teksa nuk fitojnë në pesë ndeshjet e fundit. Ngërçi kryesor realizimi teksa bregdetarët kanë shënuar me pikatore. Ndërkaq, nga ana tjetër Skënderbeu ka një ecuri të mirë duke fituar dy ndeshjet e fundit dhe kërkon të ruajë këtë trend edhe në transfertë me Teutën.

Sakaq, edhe qyteti i Laçit pësoi dëme nga tërmeti i 26 nëntorit teksa futbollistët do të mundohen të lënë pas momentet e vështira dhe t’i rikthehen normalitetit. Të besuarit e Cungut kanë një mundësi të mirë për të dalë me tre pikë të plota teksa presin Flamurtarin me shumë probleme. Vlonjatët ende nuk kanë regjistruar fitoren e parë, teksa kuqezinjtë në transfertë kanë dështuar të marrin qoftë edhe një pikë. Ndaj, kurbinasit mund të hedhin pas disfatën me Partizanin dhe të fitojnë terren në klasifikim. / Egi Çabeli-VipSport.al/