sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Kategoria Superiore/ Futbolli në vend rikthehet me kryesuesit, supersfida ditën e sotme

Pas pushimit për shkak të tërmetit që goditi vendin tonë pak ditë më parë, futbolli rikthehet sot me 3 ndeshje të vlefshme për javën e 14 të Kategorisë Superiore. Bëhet fjalë për ndeshje të cilat mund të përcaktojnë edhe një herë objektivat e sakta të skuadrave si edhe mund të qartësojnë shumë gjëra në klasifikim.

Partizani i vendit të parë ka një transfertë delikate në Ballsh, aty ku do të luajë kundër Bylisit. Të besuarit e Lerdës do të provojnë të marrin më të mirën nga kjo ndeshje kundër një skuadre surprizë këtë sezon por që po vuan krizën e rezultateve në javën e fundit. Ndërkohë, Luftëtari luan në shtëpi përballë Vllaznisë që ka vite që nuk merr fitore në Gjirokastër.

Si bluzinjtë, ashtu edhe shkodranët e kanë detyrim fitoren për të mos ndërlikuar pozitat e tyre në klasifikim. Ndërkohë, supersfida e kësaj jave është padyshim ajo mes Tiranës dhe Kukësit, e planifikuar të luhet në stadiumin “Selman Stërmasi”. Bardheblutë vijnë nga një humbje në Korçë dhe nga polemika të shumta në klub, ndërkohë që pas fitores kundër Bylisit, të besuarit e Duros duan vazhdimësinë. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

13:30 Bylis – Partizani
13:30 Luftëtari – Vllaznia

16:30 Tirana – Kukësi