sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Kategoria e Parë, Grupi A / E pëson Dinamo në shtëpi, Kastrioti fiton pa probleme

Janë luajtur sot ndeshjet e javës së 12 në Grupin A të Kategorisë së Parë, aty ku Kastrioti ka fituar pa probleme kundër Veleçikut me rezultatin e pastër 3-0, duke mbetur në krye të tabelës. Pushim këtë javë ishte Erzeni që duhej të luante ndaj Shkumbinit por këta të fundit u përjashtuan për shkak të dhunës në ndeshjen e fundit.

Ndërkohë, Dinamo nuk ka arritur të tregojë sërish asgjë, duke u mundur në shtëpi me rezultatin 0-1 nga Burreli. Fitore ka arritur të marrë edhe Korabi kundër Tërbunit me rezultatin 1-0, teksa në barazim pa gola është mbyllur takimi mes Egnatias dhe Besëlidhjes. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

Ndeshjet:

Egnatia – Besëlidhja 0-0

Kastrioti – Veleçiku 3-0
37′ Çela, 63′ Ajazi, 85′ Daci

Korabi – Tërbuni 1-0
44′ Skuka

Dinamo – Burreli 0-1
54′ Mallunxa