sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Kategoria e Dytë, rezultatet / Partizani B merr fitore shprese, Tomori parakalon Albpetrolin

Janë luajtur sot ndeshjet e javës së dhjetë të Kategorisë së Dytë, me Partizanin B që ka fituar në një ndeshje “derbi” me ekipin e kryeqytetit Internacional. Të kuqtë e Dritan Mehmetit kanë fituar me rezultatin 0-3, ndërsa mbeten në garën për t’u ngjitur një kategori më lartë.

Ndërkohë në Grupin B bie në sy parakalimi që Tomori i ka bërë Albeptrolit. Me patosarakët që janë ndalur në Skrapar në barazim 1-1, beratasit kanë mposhtur në fushën e tyre skuadrën e Delvinës me rezultatin 4-0.

Kanë fituare dhe Maliqi dhe Butrinti që synojnë të ngjiten, ndërkohë që bie në sy edhe fitorja në transfertën e Këlcyrës e skuadrës së Memaliajt. Naftëtari ka marrë një fitore të thellë, duke mundur skuadrën e Selenicës 8-2 dhe duke e lënë në fund të renditjes. Ja rezultatet e javës së 10-të të Kategorisë së Dytë…

Kategoria e Dytë  / Grupi A

Java e 10

Internacional – Partizani B 0-3

Grupi B

Tomori-Delvina                       4-0

Skrapari-Albpetrol                  1-1

Këlcyra-Memaliaj                    0-2

Maliqi-Gramozi                       2-1

Butrinti-Përmeti                      3-0

Naftëtari-Selenica                   8-2