sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Kasano tregohet i ashpër: Lojtarët e Napolit ta shpifin, boll pritëm futbollin e Sarrit

Deklaratat e Antonio Kasanos nuk mund të kalojnë asnjë moment pa u kthyer në çështje diskutimi. Edhe në mbrëmjen e djeshme i ftuar në emisionin Tiki-Taka, ish-sulmuesi është shprehur se lojtarët e Napolit ta shpifin me atë se çfarë tregojnë në fushë. Barezi shprehet se Ançeloti është i zoti në menaxhimin e kampionëve por Napolit i duhet një si Prandeli apo Gatuzo.

Ndërkohë, në lidhje me Juventusin ka theksuar se ndoshta është mjaftueshëm për të pritur futbollin e Sarrit, pasi ka kaluar shumë kohë. “ Të flasim të vërtetën, lojtarët e Napolit ta shpifin në fushë. Napoli është në një rrugë pa kthim. Ançeloti ka vështirësi në menaxhim. Moduli që ka hedhur në fushë nuk është i duhuri për lojtarët. Insinje është një djalosh fantastik, por të bësh kapitenin e Napolit nuk është e lehtë. Nëse nuk luan si anësor, më mirë mos e aktivizo fare.

Ançeloti është i zoti në menaxhimin e kampionëve, ndërsa për një klub si Napoli duhen trajneri si Prandeli apo Gatuzo. Juventusi? Të gjithë vazhdojnë të thonë të presim akoma për Sarrin. U bënë katër muaj që presim. Sapo i doli përballë një skuadër e fortë, u mposht”, tha Kasano.