Kasano: Shezni ka qenë gjithnjë portier i dytë, Bufon është më i mirë se polaku

I ftuar i përhershëm në emisionin “Tiki-Taka”, ish-futbollisti Antonio Kasano është shprehur mbi ndeshjen e Juventusit ndaj Sasuolos. Kasano këmbëngul se marrëdhënia mes Ronaldos dhe trajnerit Sarri ka pësuar një krizë, ndërsa habit jo pak teksa thekson se Shezni ka qenë gjithnjë një zëvendësues dhe se Bufon mbetet më i mirë.

“ Mendoj se Ronaldo ka një problem me Sarrin. Gjithçka ka lindur nga dy zëvendësimet e njëpasnjëshme. Këto lëvizje një lojtar si Ronaldo e irritojnë. Sipas meje marrëdhënia e tyre ka problem, por te Juventusi janë të aftë ta kontrollojnë dhe të mos e lejojnë të dalë jashtë. Ndërkohë, është fakt se Bufon duhet të luajë sepse është më i fortë se Shezni.

Ai te Arsenali ka qenë zëvendësues i Almunias dhe Fabianskit. Të Roma ka bërë vetëm një vit të mirë. Gjithsesi, para se të flasim për gabimin e Bufon ndaj Sasuolos, duhet thënë se edhe De Ligt bëri gafën e radhës”, u shpreh Kasano.