Kapllanaj lëshon dorën për zonat e goditura nga tërmeti, presidenti i Bylisit sërish pranë shqiptarëve

Tërmeti që goditi Shqipërinë pak ditë më parë, ka treguar shpirtin human të kombit shqiptarë si brenda, ashtu edhe jashtë kufijve zyrtarë. Biznesmenë të shumtë dhe familje të shumta kanë dhënë kontributin e tyre për zonat e prekura duke ofruar ndihma, veshmbathje dhe ndihma financiare.

Presidenti i Bylisit, Besnik Kapllanaj ishte pak ditë më parë në zonat e goditura nga tërmeti dhe ofroi ndihma për familjet e prekura dhe një shumë financiare që do t’u vinte në ndihmë këtyre familjeve. Megjithatë, numri një i klubit ballshiot nuk e ka lënë me kaq duke qenë se ka dhënë një tjetër kontribut të rëndësishëm.

Në emisionin “Shqiptarët për shqiptarët”, Kapllanaj ka telefonuar në studio dhe ka bërë me dije se do të ofrojë 10 mijë euro si edhe në bashkëpunim me një kompani ndërtimi, do të ofronte të gjitha mjetet e tonazhit të rëndë për të ndihmuar në rindërtimin e shtëpive të shembura. Natyrisht që një gjest i tillë nga Kapllanaj, duhet duartrokitur dhe marrë si shembull edhe nga të tjerë. /Erjon Allaraj-VipSport.al/