Kampionati shqiptar pëson rënie edhe në UEFA, Superiorja humbet pozicione në klasifikim

Kur të gjithë protagonistët e sportit në Shqipëri pretendojnë se futbolli ka pësuar rritje, UEFA raporton të kundërtën! Kampionati shqiptar vazhdon të humbasë terren në renditjen e përgjithshme të kampionateve dhe tashmë e sheh veten në vendin e 38, ndryshe nga sezoni i shkuar kur renditej në vendin e 36.

Eliminimet e klubeve shqiptare që në turet e para në Europë, ka bërë që të pësohet kjo rënie në klasifikim, teksa në vitet e fundit kemi pasur edhe vendin e 34. Kjo tabelë e re e publikuar nga UEFA, tregon edhe një herë tjetër se niveli i futbollit në Shqipëri ka rënë ndjeshëm dhe jo më kot skuadrat janë ngjeshur në klasifikim teksa edhe në Europë ka qenë një dështim i vërtetë nga klubet tona.

Ndërkohë, kampionati i Kosovës ka pësuar një rritje të lehtë. Ipko-Superliga e sheh veten me një pozicion të fituar duke u ngjitur tashmë në vendin e 52 në tabelën e përgjithshme. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

Sezoni 2019-2020

Sezoni 2018-2019

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan