Juventusin e fali edhe pse bëri miliona, Bursa pezullon aksionet e klubit të Romës

Ndodh edhe kështu në Itali. Bursa e Milanos vendosi sot në mënyrë të papritur që të pezullonte aksionet e klubit të Romës të cilat po pësonin rritje shumë të fortë, pas lajmeve të fundit që kishin ardhur rreth një kompanie të interesuar për stadiumin e ri. Diçka që ishte bërë për të mbrojtur konsumatorët, por që nuk kishte ndodhur në verë, kur Juventusi fitoi miliona nga lajmet që u përhapën se Pep Guardiola do të ulej në stolin e bardhezinjve.

Aksionet pësuan një rritje sot me 9,7%, rreth 0,6 euro, që cilësohet kuotë e lartë ndaj bursa e Milanos vendosi të ndalonte kuotimin e klubit romanist. Ky hov erdhi nga fakti se gjatë ditës u përhapën lajme se mund të ketë aksionerë të tjerë në klub përveç Xhejms Pallotas, si dhe investitorë të gatshëm për të çuar para projektin e stadiumit të ri.

Sipas këtyre lajmeve, financieri çek Radovan Vitek, ishte interesuar të blinte hipotekat e kredituara nga kompania Euronova, e cila po projektonte stadiumin e ri në Tor Di Valle, para se pronari i saj Luka Parnasi të arrestohej për korrupsion. Në teori, lajme të mira për Romën që kanë shtyrë ata që nuhasin okazione, të interesohen për aksionet e klubit duke rritur vlerën e tyre përtej çdo parashikimi e detyruar Bursën të ndërhynte derisa të verifikoheshin. /vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan