Jonuz pa frikë ndaj Skënderbeut: Shkojmë vetëm për fitore, situata në ekip është e mirë

Ditën e nesërme, Vllaznia udhëton në transfertën e Korccës, teksa përballë do të ketë Skënderbeun. Shkodranët ia dolën të merrnin tre pikë të rëndësishme ndaj Luftëtarit dhe do të kërkojnë të vazhdojnë ritmin pozitiv. Trajneri i kuqebluve, Mirsad Jonuz në fjalën e tij para mediave shprehet se situata në ekip është e mirë dhe se mendohet vetëm fitorja.

Situata e Vllaznisë? “Gjithçka është normale. Situata në ekip është krejt e mirë dhe nuk kemi asnjë dëmtim. Megjithatë, për më tepër do të shohim edhe seancën e sotme që është e fundit, për të konstatuar situatën e të gjithë futbollistëve. Në radhët e ekipit ka optimizëm dhe shpresoj t’ia dalim me sukses”. Skënderbeu dhe formacioni? “Është një ndeshje tjetër dhe nuk ka asgjë të përbashkët me atë të fazës së parë. Kemi të bëjmë me një ndeshje të rëndësishme dhe njëkohësisht të vështirë. Këto dy takime kanë shumë ndryshime me njëri- tjetrin, por ajo që nuk ndryshon është se futbollistët e mi janë të inspiruar për të bërë më të mirën edhe këtë herë.

Ne shkojmë vetëm për fitore. Mënyra e lojës nuk do të ndryshojë, por në minutat e fundit, ndoshta ndryshojmë ndonjë lojtar në formacionin bazë. Megjithatë ende nuk e kam vendosur përfundimisht”. Ekipi në transfertë? “Unë nuk do ta shikoja në këtë aspekt. E rëndësishme për Vllazninë është të grumbullojë sa më shumë pikë, pavarësisht faktit nëse luan në fushën e saj apo në transfertë. Për ne vlejnë pikët dhe ngjitja sa më lart në tabelën e klasifikimit”, tha Jonuz.

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan