Jo vetëm derbi i kryeqytetit, këtë javë luhet edhe derbi i Myzeqesë. Lushnja fton tifozët, të ardhurat për bamirësi

Kategoria Superiore do ta përqendrojë vëmendjen ditën e premte kur do të luhet derbi i kryeqytetit, mes Partizanit dhe Tiranës. Por, kjo javë sjell edhe një derbi mjaft të rëndësishme në Kategorinë e Parë.

Bëhet fjalë për sfidën mes Lushnjes dhe Apolonisë, të shtunën në orën 13:00 në stadiumin “Roza Haxhiu”. Nëpërmjet faqes zyrtare të klubit, verdhejeshilët kanë njoftuar se presin një stadium të tejmbushur, kjo edhe për arsyen se të gjitha të ardhurat nga biletat do të shkojnë për familjet e prekura nga tërmeti.

Kështu, klubi i Lushnjes i ka bërë thirrje edhe tifozerisë fierake të udhëtojë jo vetëm për të përkrahur skuadrën, por edhe për qëllimin e veçantë në lidhje me grumbullimin e të ardhurave. /Egi Çabeli-VipSport.al/

Postimi i klubit të Lushnjes:

more recommended stories