Ja arsyeja kryesore pse Hygor nuk po rikthehet në Shkodër

Në Shkodër janë vënë në alarm pasi braziliani Hygor Guimaresh nuk po duket, e madje fakti që ai ka shkelur lejen dhe po vonohet, pasi kishte kërkuar që të ishte në Brazil për 3 javë, ka bërë  që në kampin kuqeblu të mos ndihen mirë.

Por, në të vërtetë, braziliani ka një hall të madh familjar, pasi nëna e tij nuk është në gjendje të mirë shëndetësore dhe këtë ai ua pati bërë me dije edhe drejtuesve kuqeblu, fill pas sfidës me Tiranën.

Hygor u largua drejt shtetit të tij, ndërsa në një foto që ka postuar në profilin e tij hedh poshtë zërat se ai nuk rikthehet në Shkodër pasi nuk është i kënaqur me kushtet. Arsyeja e vërtetë është se braziliani ka nënën e sëmurë.

Madje, ai ka kërkuar që të “rinovojë” lejen dhe ka vënë në dijeni drejtuesit shkodranë, por këta të fundin e presin brazilianin që në skuadër është një nga pikat e tyre më të forta…

E.S./Vipsport.al/