Iuliano kundër Kapelos për Ronaldon: Biseda kafenesh, më vjen keq që u eliminua Interi

Pak ditë më parë, Fabio Kapelo kritikoi Ronaldon për lojën e tij, duke u shprehur se është një futbollist që nuk ka dribluar asnjë kundërshtar në 3 vitet e fundit. Megjithatë, ish-trajneri i Partizanit, Mark Iuliano nuk ndan të njëjtin mendim me Kapelon, duke u shprehur se Ronaldo është një nga më të mirët në botë dhe se Italia duhet të ndihet me fat që e ka.

Ai u ndal edhe në eliminimin e Interit për të cilin shprehet se ndihet i keqardhur duke pranuar se dëshira e tij ishte që të shihte sa më shumë skuadra italiane duke kaluar në turin tjetër të Championsit. Sakaq, ai shto se Konte ka eksperiencën e mjaftueshme për të rivalizuar për titullin kampion.

“Kam dëgjuar dikë që thotë se Ronaldo nuk ka dribluar prej 3 vitesh asnjë kundërshtar por mund të them se këto janë biseda kafenesh. Ronaldo është një nga më të mirët në botë dhe në Itali duhet të ndihen me fat që e kanë.

Interi? Më vjen keq që u eliminua sepse dua që skuadrat italiane të ecin sa më shumë. Luajti, krijoi shumë por nuk kishte fat. Kur ke një presion që duhet të fitosh ndeshjen me patjetër ose në të kundër eliminohesh, atëherë bëhet më e vështirë”, u shpreh Iuliano. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan