Ish-presidenti kujton transferimin e Varane te Reali: Më tha do flasim se tani kam provim

Rafael Varane është një nga ata lojtarë të cilët kanë filluar karrierën e tyre në elitë në moshë shumë të re. Ai ishte ende adoleshent kur u transferua nga Lens te Real Madrid, për një shumë prej 10 milionë eurosh. Në atë periudhë, shumë prej emrave më të njohur të futbollit europian kërkonin mbrojtësin. Por duket se Varane e shqetësonte diçka tjetër, siç tregon Zherve Martel, ish-presidenti i klubit francez.

Varane asokohe ishte ende në shkollë dhe nuk dëshironte që ta shqetësonin gjatë provimeve, edhe pse bëhej fjalë për të ardhmen e tij. Reali ishte vënë në listë për ta kërkuar bashkë me Arsenal e PSG, të tre oferta që kishin mbërritur te Lens. “Varane do të jepte provimin në shkollë për t’u diplomuar. Po hante drekë i vetëm në tavolinë dhe unë shkova dhe i thashë që e kërkonte një klub.

‘Në mesditë kam një provim me zë. Do të bëj sa më mirë të jetë e mundur aty e pastaj flasim për këtë’ m;u përgjigj asokohe”, tregoi ish-presidenti i Lens i cili falënderoi edhe Realin për mënyrën se si kishte bërë një pagesë ekstra për lojtarin.

Në kontratë kishte bonuse për dy vite nëse klubi fitonte Champions, pagesa të cilat i kishin kaluar francezëve. “Kur fituan të tretën mendova t’i çoja një e-mail, ku edhe pse nuk parashikohej në kontratë, ndoshta mund të mbyllnin një sy. Ia nisa dhe na paguan, kjo tregon klas nga ana e tyre”, deklaroi ai. /vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan