Ish-ndihmësi i De Biazit kthehet në detyrë, merr zyrtarisht drejtimin e një klubi në Serinë B

Paolo Tramezani është emëruar zyrtarisht në krye të Livornos. Ish-ndihmësi i Xhani De Biazit te Shqipëria ka pranuar të marrë drejtimin e klubit të Serisë B, edhe pse këta të fundit gjenden në një pozitë të vështirë.

Livorno renditet në vendin e fundit të Serisë B, megjithatë Tramexani ka besimin se deri në përfundimin e sezonit mund t’i shpëtojë nga rënia një kategori më poshtë. 49-vjeçari ka firmosur një kontratë që e mban të lidhur deri në qershor të 2020-tës, pa opsion rinovimi.

Deri më tani, Tramexani ka provuar të trajnojë në Zvicër, Luganon dhe Sionin. Ndërsa, regjistron edhe një eksperiencë në Qipro me skuadrën e Apoel Nikosias. Kjo do të jetë hera e parë për Tramexanin që fillon një eksperiencë si trajner në Itali.  /Egi Çabeli-VipSport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan