Ipko-Superliga / Ballkani humb mundësinë të shkëputet, Feronikeli fiton dhe i afrohet kreut

Sot është mbyllur edhe java e 17 e kampionatit të Kosovës, aty ku Ballkani ka hedhur një hap të gabuar në transfertë, duke u mundur nga vendi i parafundit në klasifikim. Skuadra e Munishit u mund me rezultatin 1-0, ku vendimtar rezultoi goli i shënuar në minutën e 33 nga Shala i cili konvertoi në gol një penallti.

Sakaq, Feronikeli ka vuajtur jo pak kundër Dukagjinit, megjithëse në fund arriti të fitonte me rezultatin 4-2. Që në minutën e 2, Neziraj kaloi skuadrën e tij në avantazh dhe në të 22-ën ishte Dabiqaj ai që shënoi të dytin. Ndërkohë, pak minuta më vonë ka reaguar Dukagjini duke shënuar dy gola të shpejtë për të barazuar në 2-2.

Me fillimin e pjesës së dytë, Zeka ka kaluar sërish skuadrën e tij në avantazh dhe vetëm pak para fundit ishte radha e Kariokës për të shënuar edhe golin e katërt për skuadrën e tij. Sakaq, Ferizaj ka mundur në transfertë Drenicën me rezultatin 0-2, ku kanë mjaftuar golat e Dardan Cerkinit dhe Burim Qerkinit. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

Vushtrria – Ballkani 1-0

Feronikeli – Dukagjini 4-2

Drenica – Ferizaj 0-2