Intervista për “VipSport”, Ndreca: Vllaznia largoi talentet afroi të huaj që paguhen dhe nuk luajnë, dua një fanellë kuqezi

Akile Ndreca është një nga lojtarët e talentuar që doli nga Akademia Vllaznia, aty ku spikati si shënues, por edhe u afrua në skuadrën e parë, por sipas tij, kurrë nuk e pati mundësinë që të tregojë vlerat, e madje jo vetëm ai, por edhe shumë nga bashkëmoshatarët që sot po shkëlqejnë në skuadra të njohura në vend në elitë dhe në Kategorinë e Parë.

Në një intervistë për “Vipsport”, Ndreca tregon për karrierën që ka nisur përtej Adriatikut dhe synimet që ai ka për karrierën dhe ëndrrën e madhe për fanellën kuqezi. Me skuadrën e Monteblluna e Seria D në Itali, Ndreca e ka gjetur 3 herë rrugën e rrjetës…

-Ndreca, si ju duket eksperienca e re në Itali?

Mendoj se do të më vlejë shumë, unë pasi u pajisa me dokumentacionin e duhur duke zgjidhur një herë e mirë edhe çështjen e letrave do të luaj deri në qershor të 2020 me skuadrën e Montebullna-s, aty ku ndihem mjaft mirë. Madje kam shënuar edhe 3 gola. Këtu punohet shumë mirë, gjithçka është mjaft profesionale.

-Meqë folët për kushtet si është klubi juaj i ri?

Është një klub amator, por paga, kushtet e stërvitjes, baza material, gjithçka është më mirë se një ekip në Superiore në Shqipëri. Sidomos për ne të rinjtë që duam të afirmohemi është super.

-Çfarë synoni në të ardhmen?

Unë tani jam ambientuar, po luaj rregullisht dhe në klub më duan, e madje edhe kam gjetur golat. Synimi im është që të vesh një ditë fanellën e kombit tim, atë të kombëtares. Fillimisht me Shpresat U-21 pastaj Kombëtaren A sepse un kam qenë pjesë e kuqezinjve të moshave…Por, duke bërë më të mirën këtu ku jam, e pse jo në një të ardhme të afërt të luaj në Seria B. Kjo trampolinë ku jam do të më jap mundësi që pse jo, ndoshta verën tjetër të provohem më lartë.

-Ashtu si ju, edhe shumë të rinj nga moshat e Vllaznisë u larguan me polemika nga Shkodra…

Sa i përket Vllaznisë nuk me erdhi asnjë ofertë nga klubi dhe e vura re që aty unë nuk kam vend dhe zgjodha të largohesha për më mirë. Shikoj se po marrin shumë lojtarë të huaj, por 90% lojtarët e huaj me shumë rrinë pa luajtur, se janë duke luajtur. Ata sapo firmosin kontratën është e çuditshme dëmtohen shpesh! Kalova një vit shumë të mirë tek U-19 e Vllaznisë dhe jam krenar që kam mbajtur vesh fanellën  kuqeblu te moshat. Meritonim më shumë vëmendje së bashku me shokët e ekipit  si: Qardaku, Hoxha, Shima e ndonjë tjetër. Ndoshta më mirë neve edhe në stol te Vllaznia se lojtarët e huaj. Por, i uroj sukses Vllaznisë, jeta vazhdon dhe koha do e tregojë se kush ka pasur të drejtë….

Intervistoi: Erjon Saliu/Vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan