Interi nuk është vetëm për Vidal, klubi anglez i parakalon dhe nis kontaktin me agjentin e kilianit

Arturo Vidal është i palumtur me minutat që ka në dispozicion te Barcelona. Mesfushori kilian këtë sezon është aktivizuar kryesisht nga stoli dhe nuk ndjehet i rëndësishëm. Vetë futbollisti u shpreh se nëse situata nuk ndryshon, atëherë do të mendojë për një tjetër destinacion.

Ndërkohë, një nga klubet më të interesuara është Interi. Zikaltërit e kërkojnë prej verës mesfushorin, pasi tekniku Konte ka nostalgji për të, prej kohës kur ishin pjesë e Juventusit. Në këtë formë, italianët këmbëngulin për shërbimet e futbollistit duke përfituar nga afrimiteti me Konten.

Por, së fundmi në garë ka ndërhyrë edhe Mançester Junajtid. “Djajtë e Kuq”, madje kanë kontaktuar me agjentin e Vidal për të mësuar mbi situatën e mesfushorit. Shumë do të varet edhe nga dëshira e kilianit për të ardhmen, teksa mund të joshet për të provuar një eksperiencë në Angli, pas atyre në Spanjë, Itali dhe Gjermani. /Egi Çabeli-VipSport.al/