sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

I mori pikë Partizanit, trajneri i Bylisit: Këtë herë e mundim në Ballsh

Bylisi tashmë është i përqendruar te sfida me të kuqtë e cila luhet në Ballsh të shtunën në orën 13:30. Në këtë ndeshje, skuadra e Dovedan vjen pas dy humbjeve me Skënderbeun dhe Kukësin, dy skuadra të forta dhe me kualitet në gjirin e tyre. 

Trajneri Dovedan para ndeshjes ka pohuar: “Partizani është ekipi kampion në fuqi e vlerësojmë dhe e respektojmë si kundërshtar radhe. Personalisht e kam në mentalitet që çdo skuadër e vlerësoj kudo ku luajmë r për më tepër në Superioren këtu në Shqipëri ku ka pak diferenca por edhe jemi shumë afër me pikë. Ne vijmë në këtë ndeshje pas dy humbjeve, ndoshta kemi merituar edhe më shumë po të bazohesh te loja dhe rate por futbolli kështu e ka. Tashmë ne duhet që të mendojmë për të përballuar më së miri kundërshtarin e radhës dhe pse jo të fitojmë”,- tha fillimisht Dovedan.

E shkuara

Bylisi është skuadra që i ka hequr titullin Partizanit në vitin 2015, por edhe mori pikë në “Selman Stërmasi” në fund të takimit dramatik që përfundoi 1-1. Ndërsa trajneri Dovedan thotë se ndeshjet janë ndryshe: “Luajmë me Partizanin por takimet janë ndryshe nga mënyra e përgatitjes dhe jo vetëm. Çdo ndeshje ka specifikë të veçantë. Kështu që edhe kjo sfidë na gjen ndryshe pasi tashmë Partizani është në krye dhe gara për më tepër është në kulmin e saj. Ne do hyjmë në fushë të fitojmë”, – shtoi trajneri i ballshiotëve.

Situata

Ymeralilaj do të jetë e vetmja mungesë por trajneri thotë se ai pret më të mirën nga tërë skuadra: “Unë e bazoj forcën te tërë skuadra dhe shpresoj që Franci të jetë gati sa më shpejt. Dua që tërë ekipin ta kem gati sepse tashmë është kulmi i garës. Skuadra ka bërë mire deri më tani dhe ne duhet që të vijojmë me këtë ritëm dhe pse jo Partizani të jetë kthesa jonë”, – tha Dovedan në fund të prononcimit të tij.

E.S./Vipsport.al/