sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Hoxha: Partizani ka ndihmuar gjithmonë, jo vetëm për tërmetin. Kam qëndruar jashtë si të gjithë

Portieri i Partizanit, Alban Hoxha shprehet se Partizani ka ndihmuar gjithnjë familjet në nevojë, jo vetëm në rastin e tërmetit. Megjithatë, të kuqtë nuk kanë kërkuar asnjëherë t’i publikojnë këto raste. Ndër të tjera, gardiani i të kuqve thekson se si gjithë të tjerët edhe ai ka ndenjur jashtë pasi muret e shtëpisë kanë probleme dhe djali ka frikë.

Ne si Partizan e kemi bërë gjithmonë jo vetëm tani për tërmetin, pavarësisht se nuk duam t’i publikojmë. Ne e bëjmë gjithnjë, ndihmojmë familjet në nevojë. Shpresoj ta bëjmë akoma, dhe të gëzojmë disa familje.

Fatkeqësisht ka pas probleme edhe në shtëpi, kemi ndenjur jashtë sepse djali ka frikë. Kam ndenjur jashtë si të gjithë. Ditët e para në stërvitjes nuk mund të përqendrohesh, pasi mendja është te familja. Por, derisa thonë të gjithë se nuk ka më situatë të rrezikshme, atëherë jemi më të qetë. Vëmendja përqendrohet te stërvitja, e cila është pjesë e punës sonë”, u shpreh portieri.