Hidi: Me Partizanin nuk ishte ndeshje e barabartë, ata vinin si kampionë por i dominuam

Portieri i Bylisit, Isli Hidi, mendon se fitorja e skuadrës së tij ndaj Partizanit ishte mëse e merituar. I ftuar në “Rubrika Sportive”, ai argumentoi se në fund të sfidës se tre pikët i kishin shkuar skuadrës që e meritonte.

“Vinim pas dy humbjesh me Skënderbeun e Kukësin, ekipi ka zhvilluar lojë të mirë por i humbi ata.  Ishim përballë Partizanit që dinim që ishte kampion dhe motivimi i madh. Treguam karakter se pas dy humbjesh një ekip që vjen nga Kategoria e Parë, tregoi karakter e forcën e këtij ekipi që është përballur me çdo kundërshtar deri tani pa frikë. Njerëzit nuk e besonin që mund t’ia dilnim, kthesa erdhi kur duhej.

Nuk ishte e barabartë loja, se luanim ndaj një Partizani që vinte me stofin e një kampioni. Ne dominuam sidomos në pjesën e dytë falë edhe publikut në Ballsh dhe besoj se më në fund fitoi më i miri.

Mos harroni që në ndeshjen e parë në Tiranë ne dominuam në atë takim dhe mund ta fitonim. Nuk besoj se Partizani erdhi me mendjemadhësi në Ballsh”, tha Hidi. /vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan