Heroi i Ljubjanës mbyll vitin në Slloveni, Çekiçi e nis kampionatin në shkurt

Endri Çekiçi është një nga lojtarët më të mirë të Olimpija Ljubjanës. Me golat e tij në kampionatin slloven, ia ka dalë të tërheqë skuadrën drejt kryesimit.

Mirëpo, në ndeshjen e fundit të kampionatit ishte i pafat teksa pësoi një dëmtim, i cili do ta mbajë jashtë edhe për ndeshjen e fundit të këtij viti në kampionat, atë ndaj Domzales. Në këtë formë, pogradecari do të ketë kohën e duhur në dispozicion dhe për t’u rikthyer sërish në dispozicion për Ljubjanën.

Ndërsa, kampionati do të ristartojë vetëm në muajin shkurt, teksa 23-vjeçari shpreson të ketë sërish të njëjtën vazhdimësi në minuta dhe gola për të qenë më pas edhe në fokusin e një grumbullimi të Kombëtares.  /Egi Çabeli-VipSport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan