Hallaçi: Kukësi po luan si i dënuar nga fusha, Limaj të shihet nga Kombëtarja

Rrahman Hallaçi ka analizuar formën e Kukësit në emisionin “Pressing”, duke e konsideruar skuadrën më të mirë të momentit në Shqipëri. Ai foli edhe për Vesel Limajn, të cilin e ka konsideruar një mesfushor që duhet të shihet edhe nga Kombëtarja.

“Kukësi? Është një skuadër e kompletuar dhe klasi me lojtarë cilësorë. I duhej pak kohë sepse e bën diferencën në çdo repart. Nuk ka bërë hap fals sepse edhe Kukësi nuk ka pasur vazhdimësi. Ka marrë maksimumin duke luajtur si i dënuar nga fusha. Kukësi nuk luan kurrë brenda dhe nëse luan me këtë ritëm ku Abazaj dhe Gavazaj mund të japin më shumë. Për momentin është skuadra më e mirë për lojën që po bën por edhe për kualitetin.

Limaj është lojtar modern dhe duhet parë nga ekipi Kombëtar. Është pika kryesore e Kukësit. Luan thjesht por ka cilësi të jashtëzakonshme”, tha Hallaçi. /VipSport.al/