Hadroj para Partizanit: Për mua është e rëndësishme, për ekipin është e radhës

Dueli i kësaj jave në Superiore vë përballë Bylisin me Partizanin, në një duel shumë të rëndësishëm për të dy skuadrat të cilat duan të konfirmojnë objektivat për të cilat po luftojnë në këtë edicion. Nga njëra anë janë kampionët në fuqi dhe kryesues të Superiores, e nga ana tjetër, pritës janë ballshiotët që janë shfaqur si surpriza më e këndshme e këtij edicioni.

Megjithatë, për skuadrën e Dovedan duket se ndeshja ndaj të kuqve po trajtohet vetëm si sfida e radhës, pa i dhënë një rëndësi të veçantë në një moment kur kampionati është shumë i ngjeshur e gjithçka mund të ndodhë. Këtë e tregon edhe Andri Hadroj në fjalët e tij për RTSH.

“Për mua personalisht është një ndeshje shumë e rëndësishme se luhet  kundër kampionëve të Shqipërisë,. Ndërsa për ekipin është ndeshja  e radhës. E kemi vlerësuar maksimalisht, shpresoj që të arrijmë  një rezultat sa më pozitiv, pasi mundësitë i kemi, edhe pse vijmë pas dy rezultateve negative.

Skuadra është e plotë, veç mungesës së Ymeralilajt, grupi është i plotë dhe të gjithë janë në formën optimale. Shpresojmë të dalim mirë”, tha futbollisti i cili ka filluar të gjejë gjithnjë e më shumë hapësira në radhët e rreshtimit të trajnerit Dovedan. /vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan