sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Goldi Halili e lumtur: Çunat më bën krenarë, kjo buzëqeshje duhej pas trishtimit!

Pas ndeshjes, për “Supersport”, ka folur edhe vajza e presidentit të skuadrës së Tiranës Refik Halili. Goldi Halili ka qenë mjaft e entuziazmuar dhe suksesi i skuadrës në fushën e blertë përjetohej qartë në sytë dhe fytyrën e saj.

Në një prononcim për “Supersport”, pas fitores duke lënë stadiumin ka pohuar: “Kjo ishte një shkëndijë e bukur pas gjithë trishtimit që kemi përjetuar si komb. Momenti i duhur që ta mbyllim vitin me fitore”.

“Jam krenare për çdo gjë që çunat dhanë pas ndeshjes. Unë nuk mund të bëj analiza sportive, por dua të them që pas tërë trishtimeve, doli dielli dhe lindi buzëqeshja, fati sot ishte në anën tonë”, – tha Goldi Halili, vajza e presidentit të Tiranës, Refik Halili.

E.S./Vipsport.al/