Gjithmonë të vëmendshëm ndaj talenteve, Juventusi dhe Barcelona duelojnë për mbrojtësin francez

Klubet më të mëdha të futbollit gjithnjë janë të vëmendshme ndaj talenteve, duke i cilësuar si një thesar për të ardhmen. Barcelona dhe Juventusi nuk bëjnë përjashtim. Katalansit përveç furnizimit nga akademia e tyre, kanë filluar edhe kërkimet në Europë.

Po ashtu, bardhezinjtë janë të njohur për kontratat me futbollistët e rinj duke i transferuar me kosto zero. Së fundmi, interesat e të dyja klubeve janë përplasur në merkato për mbrojtësin francez, Leni Lakrua.

16-vjeçari është pjesë e francezëve të Metz, ndërsa ende nuk ka një kontratë profesionisti. Lakrua shihet si një element mjaft i vlefshëm për të ardhmen, ndërsa është edhe pjesë e Kombëtares U17 të Francës. Mbetet për t’u parë se kush nga klubet do të fitojë konkurrencën për mbrojtësin e ri dhe t’i ofrojë një kontratë profesioniste. /Egi Çabeli-VipSport.al/