Gjici i bindur: Tiranës ia kemi marrë dorën, Kukësi do të tregojë se është i frikshëm

Supersfida e kësaj jave që sheh Kukësin përballë Tiranës, nuk tremb presidentin e verilidorëve, Safet Gjici. Ky i fundit, ndërsa inspektonte punimet në rikonstruksionin e stadiumit ”Zeqir Ymeri”, është ndalur edhe te sfida e kësaj fundjave dhe ka deklaruar me besim se ekipi do të merrte fitoren ndaj bardhebluve.

“Në fakt ekipi i Kukësit është i kompletuar, nuk kemi mungesa, ndaj me Tiranën pres rezultat pozitiv. Ia kemi marrë dorën Tiranës, por në këtë ndeshje është momenti të tregojmë që Kukësi është i frikshëm në kampionat. Sigurisht, edhe pse ka vështirësi, se dihet që Tirana ka ekip cilësor. Do të jetë ndeshje e luftuar.

Por Kukësi do të tregojë vlerat e veta, se ka lojtarë me cilësi e kapaciteti. Në fund fusha do të jetë ajo që do të përcaktojë rezultatin, por kam bindjen që do ta fitojmë ne”, u shpreh Gjici para gazetarëve. /vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan