Gatuzo i thotë “po” Napolit, por nuk pranon t’i zërë vendin Ançelotit vetëm për 6 muaj

Xhenaro Gatuzo në vend të Karlo Ançelotit, në Itali janë të bindur se ndryshimi në pankinën e Napolit do të jetë i pashmangshëm në një të ardhme të afërt. Por gjithsesi, ish-mesfushori i Milanit nuk ka ndër mend të zërë vendin e “mësuesit” të tij si trajner i përkohshëm.

Mediat italiane kanë bërë të ditur se De Laurentis ka nisur sondazhet me trajerë të ndryshëm, duke filluar nga Alegri i cili ka bërë të qartë se deri në qershor nuk do të lërë në mes pushimet. Më pas ishte edhe Luçiano Spaleti, por më shumë sa për t;u justifikuar me tifozët, pasi Napoli nuk dëshiron që të paguajë klauzola largimi te Interit.

Kontakti më i rëndësishëm sipas “Corriere Dello Sport” është ai me Xhenaro Gatuzon, i cili parimisht ka qenë dakord që të merrte drejtimin e Napolit. Megjithatë, ai ka refuzuar idenë që ka De Laurentis, që të përzgjedhë një trajner deri në mbyllje të këtij sezoni. Gatuzo ka bërë të qartë se është gati t’i bashkohet projektit të ri nëse i besohet një plan afatgjatë, përndryshe do të presë një tjetër mundësi që do t’i shfaqet. /vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan