Galiani do të kthehet protagonist në elitë, ia beson klubin një programi kompjuterik

Dikur shëtiste në hotelet më luksoze në Europë për takime me futbollistë nga më të njohurit në botë që vraponin për t’i shtrënguar dorën që t’i afronte te Milani, i ndihmuar nga dhjetëra skautë. Tani, Adriano Galiani duhet të bëjë llogaritë me një buxhet shumë të limituar, e me lojtarë të cilët kur u përmend klubin e Monzës, nuk është se shfaqin aq shumë entuziazëm.

Ndaj ish-administratori i Milanit, tashmë në të njëjtin rol te klubi që ka blerë Berluskoni, ka gjetur një zgjidhje se si të gjejë lojtarët që i duhen, mes emrave që nuk janë shumë të njohur e që mund të pranonin projektin e ri, falë një programi kompjuterik.

Mediat italiane bëjnë të ditur se Monza ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi me “Wallabies”, një start up italiane e cila ka krijuar në monitorues që i rezervohet në mënyrë specifike skautimit të lojtarëve, duke analizuar njëkohësisht të dhënat e 40000 futbollistëve në 25 kampionate të ndryshme.

Sipas algoritmeve të sistemit, monitorohen më shumë se 8000 ndeshje dhe renditen lojtarët sipas vlefshmërisë dhe kostos që mund të kenë, në varësi të buxhetit që ka klubi në fjalë. Në këtë mënyrë, Galiani do të mundohet që të gjejë ata emra të cilët bëjnë për projektin e klubit i cili si synim primar ka kthimin në Serinë B e më pas ngjitjen në elitë, në Serinë A. /vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan