sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

FOTO / Xherard rinovon me Rejnxhërs, gafa e firmës bën xhiron e rrjetit

Stiven Xherard ka bindur drejtuesit e Rejnxhërs dhe ashtu siç ishte paralajmëruar, sot ka nënshkruar rinovimin me klubin skocez duke zgjatu bashkëpunimin deri në vitin 2024. Një votëbesim i plotë për teknikun, i cili po e afron përsëri këtë skuadër me periudhën e saj më të lavdishme, ndërsa siguroi edhe kualifikimin në fazën me eliminim direkt të Ligës së Europës.

Por nëse firma nuk ishte çudi, ajo që ka bërë bujë ka qenë mënyra se si klubi ka lajmëruar zgjatjen e marrëveshjes me ish-kapitenin legjendar të Liverpulit pasi fotoja në Instagram kishte një gafë të dukshme që ka bërë xhiron e rrjeteve sociale dhe është bërë objekt talljesh.

Xherard shfaqet i qeshur duke firmosur kontratën e re, e cila në fakt… nuk ekziston. Trajneri shihet duke mbajtur stilolapsin në dorë mbi një fletë tërësisht të bardhë e kaq ka mjaftuar që ajo të qarkullojë me shpejtësi mes tifozëve, sidomos atyre të rivalëve të përjetshëm të Sëlltikut të cilët nuk kanë kursyer ironinë. /vipsport.al/