FOTO / Serbët irritohen nga Rashica: Festoi si Xhaka dhe Shaqiri, e bëri në sy të lojtarit serb

Inati i serbëve kundrejt shqiptarëve, duket që është aq i madh sa shqiponja i tmerron! Milot Rashica arriti të shënonte dy gola ditën e djeshme në fitoren 2-3 kundër Volfsburgut dhe natyrisht që nuk ka munguar festa e tij me shqiponjë duke u solidarizuar me Shqipërinë pas tërmetit që e ka goditur.

Mediat serbe janë hapur sot me tituj që lidheshin me festën e Rashicës në atë ndeshje. “Rashica festoi si Xhaka dhe Shaqiri”, shkruan “Republika”, një nga gazetat më të mëdha në Serbi. Duket se festa e sulmuesit shqiptar, i ka kujtuar edhe një herë atë ndeshje në Botëror, ku Xhaka dhe Shaqiri shënuan dhe festuan që të dy me shqiponjë duke ngjallur polemika të shumta.

Ndërkohë, “Informer.rs” shkruan: “Turp! Shoku i skuadrës së futbollistit të Kombëtares serbe, ka shënuar dhe ka festuar me shqiponjë para tij”. Golin e shënuar nga Rashica, mediat serbe e kanë publikuar edhe me foto dhe me video duke treguar shqiponjën e krijuar nga ai dhe pretendimet e serbëve janë të mëdha duke synuar që të hiqet ky festim. /Erjon Allaraj-VipSport.al/