sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

FOTO / Pas pesë viteve pritje, Tirana fiton me një “selfie” të Egbosë

Tiranës i janë dashur plot 5 vite për të fituar një derbi. Ka qenë shkurt i vitit 2014 kur patën mundur me gol të Gilbertos skuadrën e Partizanit në “Qemal Stafa”. U deshën shumë vite dhe ankthi shtohej…

Por duket se pas pesë viteve, bardheblutë kanë fituar dhe kanë hapur edhe garën për titull, ndërsa sërish janë po aty, në tokën që duket se ju sjell fat, por që këtë herë mban emrin “Air Albania Stadium”.

Madje, në fund, në dhomat e zhveshjes ka qenë trajneri që ka drejtuar sot Tiranën, Emanuel Egbo, ai i cili ka bërë një “selfie” me tërë stafin dhe skuadrën por edhe pjesën tjetër administrative.

Me të vërtetë një fitore historike për Egbonë, që Tiranën e paska njohur më mirë se trajnerët paraardhës…

/Vipsport.al/