sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

FOTO / Mesfushori brazilian feston me shqiponjë, Karioka: Jemi bashkë, Zoti bekoftë Shqipërinë e Kosovën

Zhan Karioka ka arritur të shënojë ditën e djeshme një gol në fitoren që skuadra e tij mori me rezultatin 5-0 kundër A&N në Kupën e Kosovës. Kur rezultati ishte 2-0, Karioka ka shënuar golin e tretë për skuadrën e tij dhe ka festuar me shqiponjë, duke u solidarizuar me të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit që goditi Shqipërinë.

Karioka ka treguar shpesh herë se ndjen për Shqipërinë teksa pak kohë më par mori leje qëndrimin në Kosovë dhe falënderimin e kishte në gjuhën shqipe. Ndërkohë, në dedikimin që ai ka bërë në Facebook, nuk harron të përmendë Shqipërinë dhe Kosovën duke i konsideruar të bashkuar.

“Kjo foto është në kujtim të viktimave nga tërmeti në Shqipëri. Një vend ku unë ka mësuar respektin dhe po kalon një moment të vështirë. Por unë e di që do ta kalojnë siç kanë kaluar edhe shumë të tjera sepse janë një popull luftarak. Zoti e bekoftë Shqipërinë. Zoti e Bekoftë Kosovën. Forca Shqipëri. #Kuqezi #Maximumrespekt #NeJemiBashkë”, shkruhej në dedikimin e Kariokës që në të kaluarën ka luajtur edhe me fanellën e Kukësit. /Erjon Allaraj-VipSport.al/