FOTO / Marrin formë tribunat në “Zeqir Ymeri”, në stadiumin e Kukësit punohet me ritme të larta

Ky sezon, mund të jetë sezoni i fundit që Kukësi luan si endacak ndeshjet në shtëpi duke qenë se punimet në stadiumin “Zeqir Ymeri” po ecin me ritme të larta. Deri më tani, kanë përfunduar thuajse ngritjet e tribunave dhe ka mbetur edhe pak nga përfundimi i tyre.

Ndërkohë, tribuna qendrore nuk ka ndryshuar teksa ndërhyrje do të bëhet vetëm në ambientet e brendshme të saj dhe në tunelin që do të dalin skuadrat në fushë. Presidenti i Kukësit, Safet Gjici ka premtuar se ky stadium do të përfundojë deri në verë dhe Kukësi do të zhvillojë ndeshjet e sezonit të ardhshëm në shtëpi, aty ku në vitet e fundit ka arritur rezultate mjaft pozitive.

Skuadra verilindore, prej kohësh luan në transfertë çdo ndeshje. Këtë sezon, ashtu si edhe vjet ka provuar disa stadiume ku “Elbasan Arena”, “Loro Boriçi” apo edhe “Roza Haxhiu” në Lushnje kanë qenë “shtëpitë” e verilindorëve për këtë sezon. Aktualisht, Kukësi ka zgjedhur Elbasanin si shtëpi dhe pikërisht në “Elbasan Arena” do të luajë këtë fundjavë përballë Teutës. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan