FOTO / Kukësi vijon përgatitjet për Teutën, Duro i gëzohet grupit të plotë

Fitorja e fundit në kampionat përballë Tiranës, ka kthyer besimin në kampin verilindor dhe Kukësi synon vazhdimësi kundër Teutës. Të besuarit e Duros, arritën që ndaj Tiranës të bënin një nga ndeshjet më të mira të sezonit, duke fituar me përmbysje dhe duke u ngjitur në vendin e dytë me vetëm 1 pikë më pak se Tirana.

Kukësi luan këtë javë në “Elbasan Arena” përballë Teutës, aty ku do të provojë të marrë më të mirën në një ndeshje delikate. Nënkampionët e Shqipërisë i gëzohen faktit që as në këtë ndeshje, nuk do të kenë mungesa qoftë për dëmtime apo edhe penalizime kartonësh.

Nga ana tjetër, Teuta vjen me mungesa të shumta për shkak dëmtimesh dhe penalizimesh dhe si rrallë herë këtë sezon, Duro ka luksin të përzgjedhë futbollistë në formacion sepse të gjithë i ka nën urdhra. /Erjon Allaraj-VipSport.al/