Foto epike e Gjimshitit pas golit vendimtar, shoku i skuadrës: E kemi mësuar nga Toti

Berat Gjimshiti ishte heroi i Atalantës në sfidën e djeshme të Serisë A përballë Veronës. Teksa, bergamaskët po i drejtoheshin barazimit me shifrat 2-2, në minutën e 93 në qendër të zonës si një sulmues i mirëfilltë, shfaqet mbrojtësi i Kombëtares i cili me një goditje fluturimthi realizoi golin e fitores duke dërguar të gjithë stadiumin në festë.

Edhe mes futbollistëve shpërtheu festa për një fitore në ekstremet e kohës, ndërsa mesfushori i Atalantës, De Ron ka shpërndarë në llogarinë e tij në “Twitter” edhe një foto të shkrepur pas golit. Holandezi thekson se idenë për një foto mes festës e ka të mësuar nga legjenda Françesko Toti.

Ish-sulmuesi i Romës, në një ndeshje derbi ndaj Lacios, pasi shënoi mori një telefon dhe shkrepi një “selfie” me tifozerinë e tij. Një foto e cila konsiderohet nga më të bukurat. Ndërsa, këtë herë protagonist i një fotoje nga fusha ishte Berat Gjimshiti. /Egi Çabeli-VipSport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan