Flet e ëma e Mesit: I ka një borxh Argjentinës, edhe ne i themi që luan keq

Lionel Mesi nuk e priste fitoren e një tjetër “Topi të Artë”. Këtë e ka pranuar edhe e ëma e futbollistit argjentinas, Celia Kuçitini, e cila ka deklaruar në një intervistë se për të gjithë ishte një surprizë trofeu më i fundit që përfundoi në duart e “Pleshtit”.

“Ai më emocionon gjithmonë, në gjithë karrierën e tij. Nuk resht së na çudituri me atë që arrin. Jam shumë e lumtur, pasi nuk e prisnim këtë çmim. Mendonim se ai numër pesë do të ishte i fundit, ishte një surprizë shumë e këndshme”, tha e ëma e lojtarit për CNN në Argjentinë.

Nëse me klubin ai ka fituar dhe merituar gjithçka, pengu i madh i karrierës së tij vazhdon të jetë kombëtarja e Argjentinës dhe vetë e ëma e di që për Mesin është e rëndësishme që të fitojë një trofe të rëndësishëm me të.

“Kritikat? E vërteta është që më dhëmbin. Pasi mund të kritikoni edhe pa ofenduar, pa u tallur. Sigurisht që kritikat si nënë më dhembin. Sigurisht që jo të gjithë botës i pëlqen. Ne, e gjithë familja e dimë që i ka një borxh Argjentinës. Por kush më shumë se ai dëshiron të fitojë një Botëror apo një Kupë Amerike? Po, mund të mendohet se luan keq. Edhe ne e bëjmë një gjë të tillë, ne ia kemi thënë, edhe unë”, deklaroi e ëma e lojtarit. /vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan