Fitorja që erdhi pas 4 muajve, titullari i Dinamos: Do mbijetojmë

Dinamo nuk ka pasur një ecuri të tillë ndoshta që nga viti që kur është themeluar, e ndoshta kjo vjen edhe si pasojë e faktit që në klubin blu ka pasur ndryshime të shpeshta, në presidencë, staf dhe jo vetëm.

E megjithatë, blutë morën fitoren e parë ndaj Tërbunit dhe skuadra tashmë duket sikur është çliruar psikologjikisht.

Një nga titullarët e skuadrës së Dinamos, Plarent Fejzaj që luan në mesfushë, në lidhje me situatën e bluve dhe synimet e së ardhmes ka pohuar: “Fitorja ndaj Tërbunit na motivon dhe më shumë na shërben edhe në anën psikologjike. Dinamo ka lojtarë cilësorë, madje edhe futbollistë që kanë provuar të luajnë në Superiore. Unë kam besim se kthesa jonë filloi me fitoren ndaj pukjanëve. Jemi një grup solid, me lojtarë që manë eksperiencë apo dhe të rinj të talentuar”, – tha Fejzaj.

Dinamo ka tri ndeshje, dy prej të cilave në shtëpi dhe Fejzaj që ka eksperienca të mëparshme me Bylisin në Superiore dhe në Kategorinë e Parë, apo dhe me Burrelin e Kamzën para se të bëhej pjesë e Dinamos ka theksuar: “Kam besim se do të marrim pikët maksimale, duke filluar që nga transferta me Shkumbinin dhe në dy ndeshjet q kemi në fushën tonë. Unë kam dëshirë që të marrim shtatë pikë dhe të lëmë fundit që këtë vit, sepse drejtuesit kanë projekte madhore dhe Dinamo e pjesës së dytë të garës do të jetë një ekip shumë më ndryshe”, – tha Fejzaj duke mbyllur prononcimin e tij.

E.S./Vipsport.al/